Ruka: Këto 30 vite njerëzit kanë dëgjuar fyerje dhe debate pa mend, duhen ftuar njerëz të urtë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Et’hem Ruka u shpreh se këto 30 vite njerëzit kanë dëgjuar kaq shumë fyerje dhe debate pa mend

Ai tha se nuk beson se njerëzit janë të tërhequr vetëm ndaj dhunës verbale, prandaj duhen ftuar edhe njerëz të urtë dhe që përcjellin paqe.

Ruka: Nuk besoj se njerëzit janë të tërhequr vetëm ndaj dhunës verbale. Besoj se këto 30 vite kanë dëgjuar kaq shumë fyerje dhe debate pa mend, sa shqiptarët janë lodhur dhe duhet të dëgjojnë diçka ndryshe.

Unë ju vlerësoj shumë që po më zhvishni nga pjesa politika, edhe pse kam qenë për 17 vite në politike. Jetën time e kam ndërtuar brenda profesionit, prandaj besoj se emisione të tilla janë të ndjekura më shumë. Duhen ftuar njerëz të urtë dhe që përcjellin paqe.   

Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.