E trishtë/ 19-vjeçari nga Lezha aksidentohet për vdekje në punë në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2022, 20:28
Një 19-vjeçar nga fshati Fishte i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë në Itali.
Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia.
I riu ka qenë duke punuar ne sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.
I riu 19-vjeçar ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.
