Banorët e harruar të Vlorës: Leli ta verë dorën në stomak të paktën, se në zemër s'e vendos ai

Banorët e një blloku banimi në Vlorë, kanë denoncuar mungesën e investimeve nga ana e bashkisë. Për vite me radhë, ata thonë se nuk ka pasur asnjë investim ndërsa deklarojnë se i janë drejtuar disa herë institucioneve, por askush nuk dëgjon thirrjet e tyre.

Gropat e mëdha janë mbushur me ujë, nga reshjet e shiut.Kaosi me parkingjet ka krijuar një situatë shqetësuese për banorët.

Kjo është situatë në një prej blloqeve të pallateve në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Për banorët e lagjes mbetet e pakuptimtë,që veç blloku i tyre i banimit të mbetet pa u rikonstruktuar.

Banorët: “Është një shqetësim shumë i madh për banorët e lagjes Pavarësia, është e pamundur të kalojnë fëmijët e shkollave dhe pensionistët.

Që nga moment që kam ardhur këtu, kjo rrugë kështu ka qenë. Djali im ka çarë dy herë sandokartin në këtë rrugë, këtu. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë ta verë dorën në stomak, jo në zemër. Në zemër se vendos ai, dhe të bëj diçka”

Ata thonë se janë ankuar disa herë nëpër të gjitha institucionet por nuk kanë marrë kurrë zgjidhje për problemet e tyre.

Banorët: “U kemi bërë thirrje Bashkisë Vlorë, Ministrisë , ju kemi dërguar foto të kësaj rruge dhe nuk po na përgjigjen. Kemi 5 vite që po luftojmë, është i vetmi segment, ka mbaruar i gjithë investimi në zonën e ish Kombinatit dhe vetëm ky segment. Nuk e di se ku kanë shkuar lekët për këtë investim.

I bëjmë thirrje televizionit tuaj, tu dëgjohet zëri i këtyre banorëve. Këtu nuk mund të hyjnë as ambulanca, as zjarrëfiksja, dimri është shumë i vështirë”

84 familje që jetojnë në këtë bllok banimi, përballen verës me pluhur e dimrit me baltë e kaos.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.