Preket Ruka: Vëllai im lexonte shumë libra qysh i vogël, e formoi tradita e pasur e vendit tonë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Et’hem Ruka foli edhe për vëllain e tij Petrit Rukën, i cili ndërroi jetë para një viti.

Ai tha se vëllai i tij lexonte shumë libra qysh në vegjëli dhe se letërsia e tij u pasurua nga traditat dhe përrallat e zonës ku u rrit.

Ruka: Unë e kam të vështirë të flas për vëllain tim. Nuk jam njeriu i duhur për të analizuar letërsinë e tij, por flas si vëlla. Kur Petrit ishte i vogël i kam ushqyer me dashurinë për librin dhe nuk kam njohur njeri që të lexonte më shumë se sa im vëlla.

Nuk e hiqte librin nga dora. Shkoi poezi qysh në shkollë fillore dhe nuk besoj se janë vetëm librat që lexoi, ajo që e formoi ishte tradita jonë e pasur në zonën tonë, vajet, traditat dhe përrallat tona. Babain ynë ka qenë njeriu që tregonte më mirë përralla. Në shtëpi mblidheshin edhe fëmijët në fshat dhe e dëgjonin.

Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.