"Lule mbi kokë, lot në sy" Muralet kundër dhunës ndaj grave në Lezhë
Dhuna ndaj grave mbetet fenomen shqetësues i shoqërisë shqiptare. Në 16 qytete të ndryshme mesazhe të forta ndërgjegjësuese po dërgohen përmes pikturave murale.
Një kurorë me lule, mbi kokën e një vajze të re me lot në sy.
"Nëse zëri yt nuk do të kishte fuqi. Ata nuk do të provonin të ta mbyllnin gojën”
Një fjali që përmbledh mesazhin e veprës së artit.
Kjo murale është pikturuar në fasadën e një pallati në Lezhë, në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj grave.
“Kjo murale është e bukur, por duhet të theksojmë mesazhin që përcjellë. Ajo na kujton vuajtjet e grave dhe vajzave, dhe tregon se shpesh herë të drejtat shkelen.
Përcjellja e mesazheve të forta përmes artit, është një ide e mire.
Mesazhi është që nuk duhet të qëndrojmë indiferente dhe duhet të flasim, dhe të aktivizohemi kundër dhunës," tha Hubert Perr.
Dhuna ndaj grave mbetet fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare.
6 gra janë vrarë këtë vit nga burrat.
Më shumë se 4000 raste janë denoncuar sipas të dhënave, deri në nëntor të këtij viti. Raste të reja denoncohen çdo ditë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.