Sulmi me armë në 2017 ndaj Dash Gjokës, estradohet nga Spanja Enkel Kërtalli

Ekstradohet nga Spanja 27-vjeçari i kërkuar për atentatin e pesë viteve më parë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në Shijak. Enkel Kërtalli ishte shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese por arriti të largohej nga Shqipëria për tu prangosur më pas nga atoritetet spanjolle të cilat ia dorëzuan drejtësisë për tu gjykuar për akuzat e ngritura ndaj tij.

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja.

Enkel Kërtalli, 37 vjeç, sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilën akuzohej i riu ka ndodhur në gushtin e vitit 2017 në Durrës ku së bashku me të vëllain, shtetasi Enkel Kërtalli ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin Dashamir Gjoka.

Burimet e policisë, thanë se më 22 shtator 2017, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

I ekstraduari së bashku me vëllain e tij kanë qëlluar në xhamin e parë dhe në pjesën e derës së mjetit të blinduar tip Mercedez- Benz me 27 plumba, me të cilin po udhëtonte Dashamir Gjoka me fëmijët.

Enkeli Kërtalli rezulton i dënuar më herët nga gjykata për veprën penale të moskallzimit të krimit, për një tentativë vrasje.

Më 23 gusht 2013, dy atentatorëve u është bërë edhe një atentat mafioz në Shijak. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen pasi i ekstraduari nga Spanja dhe një person tjetër janë akuzuar si autorë të vrasjes së një kosovari në Zvicër në vitin 1999 si dhe për vrasjen e një të riu nga Shijaku në Torino në vitin 2000.

Sulmi me armë në 2017 ndaj Dash Gjokës, estradohet nga Spanja
Pamje nga vendi i ngjarjes për të cilën ka akuzë ndaj Enkel Kërtallit