Moti i keq, përmirësohet situata në Lezhë: 220 Ha tokë e përmbytur
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2022, 08:42
Situata gatë orëve të fundit në qarkun Lezhë është përmirësuar ku raportohet se në rang qarku ka rreth 220 Ha tokë të përmbytur.
Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, ndërsa në ish-kënetën Torovicës ka rreth 120 Ha.
Hidrovori Shllinza punon në kuotën -0.8m, në zonën e Laçit ish-këneta e Gjonëmit ka rreth 100 Ha të përmbytura.
Kuota lumenjve Gjadër e Mat, paraqitet normale.