Vlorë, grabitësi me thikë në dorë futet në dyqan dhe merr bizhuteri
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2022, 18:36
Një dyqan kozmetike në Vlorë ka rënë pre e grabitjes pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut të Orizit në Vlorë.
"Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi" njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

