Shkodra kujton 31 vjetorin e ditës kur "u vra" frika
Roland Prela dhe Paulin Noshi, janë dy prej të rinjve pjesëmarrës në demostratën antikomuniste të 13 dhjetorit 1990 në Shkodër, ditë kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.
32 vite më pas, protagonistët thonë se se Shqipëria ende kërcënohet nga ata që I cilësojnë pinjollët e regjimit komunist.
Roland Prela: "Edhe sot e kësaj dite hijet e atij regjimi po sorollaten qytetit tonë. Pinjollët e atyre familjeve që me thundër shkelen familjen shkodrane po tentojnë të hyjnë fshehurazi duke bërë politikë të pistë dhe kërkuar votën"
Largimi I të rinjve për shkak të mungesës së shpresës thonë se është persekutimi i ri që po u bëhet shqiptarëve.
Paulin Noshi: "Kanë marrë rrugët dhe kemi vite pa i parë"
Demonstrata e 13 Dhjetorit në Shkodër cilësohet si dita kur u mposht frika.
Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës ruhen materiale me vlerë për studime.
Ervin Gjini, kryetar i shoqatës “13 Dhjetori”: "Janë dëshmi autentike dhe mjet studimi"
78 persona u shoqëruan, prej të cilëve 42 u arrestuan pas demonstatës.
Deri në datën 24 dhjetor 1990 u dërguan në gjyq 50 pjesëmarrës.
Ky përvjetor nisi me një minutë heshtje në nderim të një prej themeluesve të shoqatës 13 dhjetori Luigj Curri, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
