Mesazhi i Ministrisë së Jashtme për largimin e Yuri Kim, Kasmi: Në kufijtë e skandalit diplomatik, duhet një reagim i DASH

Diplomatja amerikane, Yuri Kim, zyrtarisht është në muaj e fundit të shërbimit të saj në Shqipëri.

Ka qenë një publikim në rrjetet sociale i Ministrisë tonë të Jashtme që ka deklaruar se kanë nisur zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e saj.

Një mesazh ky që ka habitur shumë në një ditë pushimi dhe për më tepër a e ka tagrin zyrtar që të deklarojë procedurat e zëvndësimit për një diplomat të huaj?

Bledi Kasmi, kryeredaktor i Rilindjes Demokratike i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë ngjarja është në kufijtë e skandalit diplomatik, por do të duhet të ketë një reagim nga vetë DASH.

Kasmi: Se kam dëgjuar ndonjëherë më parë një akt të tillë. Duhet të shohimn arsyet, cilat janë marrëdhëniet mes ambasadës dhe qeverisë. Është në kufijtë e një skandali por duhet të kishim një reagim të vetë DASH. Është në kufijtë e një skandali diplomatik por që duhet të kishte një reagim të vetë DASH për të mbrojtur diplomaten e vet. Por duhet të shohim dhe një marrëdhënie të tensionuar që ka Ambasada këto kohë me qeverinë.

Sipas Kasmit, krisja mes Ambasadores dhe qeverisë ka nisur me shkarkimin e Gledis Nanos dhe kulmoi me dënimin e sulmin ndaj Berishës.

Kasmi: Besoj se ka një krisje të thellë të marrëdhënieve që nga shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano disa muaj më parë. Kujtojmë se një nga arsyet e shkarkimit ka qenë hetimi që vendosi të bëjë ndaj Call Centerave. Aty janë Rama me të vëllain dhe ministrja Xhaçka. Një krisje tjetër është amnistia fiskale. Një tjetër reagim që Ramës i ka dhembur ka qenë reagimi i Ambasadës për zotin Berisha, që dënoi sulmin dhe e quajti të paprecedent.

Gjithmonë Rama mbrohet me aktet që kryen, ja ambasada, ndërkombëtarët, ja ambasadori.Këto kohë ambasdadorët kanë qenë pothuajse të gjithë të tërhequr nga kjo gjë. Kanë dashur ti japin mesazh të qartë shqiptarëve që nuk kemi gisht te këto lojëra të pista terroriste-politike që zhvillon ky njeri, kanë thënë që Rama nuk ka më mbështetjen tonë. Është një opsion jashtëzakonisht pozitiv për opozitën. Sot Sali Berisha njihet nga të gjithë mediat e botës si lideri i opozitës shqiptare dhe nuk ka forcë, regjim, bir regjimi që të mund të mbajë peng PD siç donte të mbante peng Ramiz Alia pluralizmin.

Kasmi foli dhe për raportet e tensionuara të Ambasadës me Berishën.

Kasmi: Ka qenë një marrëdhënie shumë e ndërlikuar e pjesës reale të PD me ambasadën amerikane dhe vetë ambasadorja amerikane ka thënë se këto janë qëndrime të DASH. Kemi qenë dëshmitarë të një lobimi të jashtëzakonshëm të Ramës por edhe ish-kryetarit të PD kundër PD për të njohur legjitimitetin e shumicës në PD. Mendoj se me kalimin e muajve diçka ka ndryshuar dhe me këtë që kanë parë amerikanët te PD nuk kanë dyshime se shumica vendos dhe shumica është në anën e PD.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.