8 dhjetori, Meta: Koha që të rinjtë të angazhohen për lirinë e demokracinë, të ndalim shpopullimin

Kreu i PL-së Ilir Meta në një postim ka uruar sot Ditën e Rinisë me një video nga lëvizja studentore e 8 dhjetorit '90.

Në mesazhin e tij Meta shkruan se ka ardhur koha për një angazhim historik të të rinjve në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.

"Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!

32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent.

8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!" shkroi Meta.