Garo: Ishim duke shkuar shumë të qeshur në protestën e 6 dhjetorit, do jepnim një mesazh për BE-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo u shpreh se bashkë me Berishën ka dashur t’i jap fytyrë e saj PD-së.

Ajo tha se kjo ishte një protestë shumë e rëndësishme që nuk kishte fare dhe se të pranishmin po shkonin të qeshur drejt foltores.

Garo: Unë bashkë me Berishës kam dashur t’i jap këtë fytyrë timen PD-së, duke besuar kauzën e drejtë. Edhe në protestën e 8 janarit ka pasur dhunë edhe nga policia. Aty bëhej fjalë për tjetër situatë dhe duhet t’i dilnim zot shtëpisë së PD-së.

Kjo ishte një protestë shumë e rëndësishme që nuk kishte fare lidhje dhuna. Ishte për të treguar diçka tjetër. Ishte një moment delikat. Unë kam qëndruar pranë Berishës në këtë marshim drejt skenën me një qasje pro evropiane. Ne ishim me buzëqeshje për një mesazh që na ka mësuar hapësira për tu dhënë tek ndërkombëtarët. Të shpreheshim për problemet dhe hallet e shqiptarëve.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.