Goci: Grushti ndaj Berishës fashiti Samitin e BE-së dhe provoi se cili është lideri i opozitës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se mazhoranca shkon deri në karikaturizim të Berishës si figurë.

Goci tha se grushti ndaj Berishës fashiti disi imazhin e Samitit të Be-së dhe komunikoi se cili është lideri i opozitës pavarësisht propagandës.

Goci: Për Berishën më duket reagimi më normal ai i presidentit. Ne jemi në gjendjen ku njëra palë nuk pranon tjetrën dhe kjo është kthyer në një arsenal komunikimi deri në karikaturizim dhe njeri pa vlerë. Nuk pranohet që t’i përmendet emri Berishës.

I gjithë ky mohim i ngritur me anë të portretizimeve dhe etiketave, fashitet me një grusht. Ai grusht e fashiti Samitin e BE-së. Ai grusht i vajti atij që njihet si lideri i opozitës, na pëlqen s’na pëlqen. Ai grusht komunikoi atë që nuk komunikon dot një artileri e propagandës.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.