Sot 8 Dhjetori, Ambasada e SHBA-së: Nderojmë guximin e studentëve që kërkuan ndryshime politike
Ambasada amerikane përcjell një mesazh me rastin e ditës Kombëtare të Rinisë ku rithekson se ajo që do të qëndrojë krah për krah Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Ditën kur 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
“Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ” thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane.
Edhe presidenti Bajram Begaj përcolli mesazh me rastin e kësaj dite.
