Vasili: Koha i dha të drejtë Metës, Rama kërcënues i sigurisë

Deputeti i PL Petrit Vasili në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se sulmi ndaj Berishës ishte një goditje e  shenjestruar, e paramenduar e mirëstudiuar.

Sipas tij “Koha i dha të drejtë Metës që tha se kërcënuesi i vetëm i sigurisë për këtë ditë është vetë Rama”.

Petrit Vasili: Nuk ka diskutim që është një sulm politik. Është goditur lideri i opozitës. Ishte goditje e  shënjestruar, e paramenduar e mirëstudiuar. Djali ka qëndruar vërdallë në oborrin e PD dhe e ka studiuar mirë situatën. Nuk ka rëndësi nëse ishte një djalë i mirë apo jo, nëse pinte ndonjëherë hashash, nëse shkonte apo jo në xhami. Këtu kemi të bëjmë me një krim shtetëror të një njeriu të përgatitur, të mbështetur e të ndihmuar.

“Koha i dha të drejtë 1 mijë për qind Ilir Metës që tha se kërcënuesi i vetëm i sigurisë për këtë ditë është vetë Edi Rama. Asgjë nuk i erdhi sigurisë publike nga opozita i erdhi pikërisht nga Rama.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.