Goci: Pushteti do të krijojë një Shqipëri tjetër përmes propagandës, kur nuk është ashtu
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se sfera publike është e krijuar nga një radikalizëm shtetëror që përmes propagandës do të ndërtojë një Shqipëri ndryshe.
Ai tha se një qasje e tillë është përdorur edhe në kohë të tjera, pasi integrimi në NATO dhe liberalizimi i vizave është pritur me disa festë.
Goci: Sot kemi dy Shqipëri; sfera publike është e krijuar nga një radikalizëm shtetëror që përmes propagandës do të ndërtojë një Shqipëri me resurse të jashtëzakonshëm. Dhe nga ana tjetër kemi një kontrast, pasi nuk është ashtu. Prandaj ajo protestë ka qenë më e gjetura.
Kjo gjë është përdorur edhe në kohë të tjera, pasi integrimi në NATO dhe liberalizimi i vizave është kthyer në festë. Ata që i bëjnë këto gjëra nuk kanë bërë mirë, sepse i kanë shoqëruar njerëzit me një mpirje dhe nuk kanë korresponduar me detyrën që kanë politikanët.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
