“Integrimi në BE është ADN-ja e PD”, Çollaku: Goditja e Berishës kurth, elementë për ta ndezur turmën

Një situatë aspak e hijshme ndodhi në 6 dhjetor në protestën e organizuar nga opozita, ku lideri historik i PD u qëllua me grusht nga një 32-vjeçar.

“Protesta ishte qytetare, akti ishte kurthi. Mendoj që mundësia që ajo të jetë rastësi ka zero për qind.”

Kështu u shpreh deputeti i PD Kreshnik Çollaku në një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

Kreshnik Çollaku: Mund të jemi ndër opozitat e vetme në Ballkan që kemi garantuar që procesin e integrimit ne nuk do të pengojmë në vend. Ne nuk kemi votuar asnjë ligj në kundërshtim me kërkesat e BE. Integrimi në BE është ADN-ja e PD. Ne nuk mund ti dalim kundër ADN-së tonë politike. Mendoj se ishte një kurth. Protesta ishte qytetare, akti ishte kurthi. Mendoj që mundësia që ajo të jetë rastësi ka zero për qind. Një njeri i tillë mund të bëjë akte të tilla në çdo dytë të vitit. Fakti që ndodh në atë ditë të vitit, në mënyrë spektakolare, se vini re, akti ndodhi në një audiencë të fortë. Është tipike një akt i paramenduar. Fakti që është i sëmurë rrit mundësinë e përdorimit të një personi të tillë për akte të tillë.

Sipas tij ishin të gjithë elementët për ta ndezur turmën. Madje Çollaku thotë se “Ka dhe në politikën shqiptarë shumë forca a vullnete që duan të  përdorin duart e demokratëve, ti fusin në zjarr e të nxjerrin gështenjat dhe pasi të digjen demokratët, gështenjat e nxjerra nga duart e demokratëve  ti gëzojnë të tjerët”.

Kreshnik Çollaku: Ishte një kurth për opozitën. Çfarë do të ndodhte në një skenar matematikor? U godit njeriu më i rëndësishëm i atyre që protestonin. Ishin të gjithë elementët për ta ndezur turmën. Do të cenohej perimetri i sigurisë dhe nga një protestë paqësore do të kthehej në një protestë kundër samitit. Nëse ka një vlerë historike ka vetëm përmbajtja e Berishës në atë akt. Vëtëpërmbajta ka qenë një bonus i mirë për të si dhe nuk ka lejuar të binin në skenarë që do ta paguanin me flori çdo kundërshtar i Shqipërisë në BE. Investues të tillë të fshehur e të hapur që duan të projektojnë PD si antieuropian ka.

"Ka dhe në politikën shqiptarë shumë forca a vullnete që duan të  përdorin duart e demokratëve, ti fusin në zjarr e të nxjerrin gështenjat dhe pasi të digjen demokratët, gështenjat e nxjerra nga duart e demokratëve  ti gëzojnë të tjerët. Nuk duhet të bien demokratët në këto kurthe."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.