“Ka shumë pikëpyetje”, Zeka: Agresori i Berishës mund të jetë i nxitur nga shërbimet e huaja

Analisti dhe gazetari Milaim Zeka në një intervistë për Ora News me gazetarin  Everest Dedaj foli për sulmin e bërë ndaj kreut të opozitës Sali Berisha në protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Milaim Zeka: Ka shumë pikëpyetje rreth këtij akti të dhunshëm që është një akt i shëmtuar, një akt i dënueshëm. Ka pikëpyetje të mëdha. Nuk besoj se ky njeri ka probleme mendore siç duan ta paraqesin familjarët e tij dhe të tjerë, pasi po të kishte probleme mendore ky njeri do të godiste ndonjë kameraman, Ilir Metën ose ndonjë prej trupërojave të Berishës. Në anën tjetër janë pikëpyetje të mëdha se si arriti ky njeri te depërtojë deri te Sali Berisha dhe ta godasë atë. Si ka mundësi që truprojat e Berishës pas një akti të tillë kriminal të sillen në mënyrë aq harbute aq të egër e aq barbare ndaj një njeriu që kishte bërë një vepër të rëndë duke goditur një personalitet politik, një të moshuar por nuk rrahet në mënyrë aq barbare. Këta duhej ta neutralizonin e ta dërgonin në organet policore.

Poll

Shikoni element të përdorimit politik në këtë rast?

Milaim Zeka: Në mënyrë absolute nuk shikoj nga ana e Edi Ramës sepse më së pari i ka konvenuar që medaiat të merren me sulmin e këtij njeriu ndaj Berishës e jo me samitin. Ky njeri ka mundësi të jetë i nxitur nga shërbimet e huaja ka shumë gjasa. Por t’ia lëmë në dorë hetuesisë. Nuk foton opozita duke thënë sikur Rama është as këtij sulmi pas edhe sikur të jetë qytetarët e Shqipërisë janë mësuar të jenë dhe Berisha dhe Meta, dimë rrahjen e Ramës, vrasjet e 21 janarit në bulevard, Gërdecin , kemi 1 milion histori të zeza. Por nuk rrëzohet Edi Rama duke përmendur historitë e zeza por me një program të mirë. Për momentin modeli i opozitës është 1 milion herë më i keq se modeli e Edi Ramës.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.