Sulmi ndaj Berishës, Demalia: E papranueshme! Klima në Shqipëri e agravuar, që kur zbret në aeroport sheh fytyra të egra

Analisti, Ilir Demalia, thotë se sulmi i kreut të PD-së, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit është një ngjarje e shëmtuar dhe e papranueshme.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai, Demalia deklaroi se dhuna është tipar dallues i njerëzve primitiv.

Demalia: Çdo ngjarje dhune është një ngjarje e shëmtuar dhe e papranueshme. Unë jam kundër dhunës. Njeriu ka fjalën. Dhuna është e papranueshme në gjithë botën e qytetëruar. Vetëm njerëzit primitiv përdorin dhunën.

Ngjarjen e sheh pasojë të klimës së rëndë në vend.

Demalia: Në Shqipëri është një klimë shumë e agravuar, që kur zbret në aeroport sheh fytyra të egra. Kjo vjen nga gjithë situata sociale, ekonomike dhe retorika politike. Gjithë diskursi politik është një dhunë verbale. Po të ndjekësh parlamentin, emisionet televizive të gjithë janë të egër, të dhunshëm.

Poll

Ndërsa opozita pretendon se agresori i Berishës është agjent i policisë kriminale dhe sulmi është kryer me urdhër të kryeministrit, Demalia thotë se Rama nuk ka asnjë interes ta bënte këtë.

Por i sigurt është se shoqëria shqiptare ka akoma të mpiksur mentalitetin kanunor.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.