Meksi: Po kërkohej konflikt mes protestuesve dhe policisë nga pushteti, por dështuan, ndodhi e kundërta

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Redon Meksi u shpreh se po kërkohej që të kishte një konflikt mes protestuesve dhe policisë në 6 dhjetor.

Ai tha se në fakt një gjë e tillë nuk u arrit, por u provua e kundërta, ndërsa shtoi se pritej nga mazhoranca që të kishte dhunë dhe të përdorej nga qeveria.

Meksi: Po kërkohej që të kishte një konflikt mes protestuesve dhe policisë, por një gjë e tillë dështoi, madje u dhunua opozita dhe liderit të saj. Nuk u arrit të merrej pas një përgjigje me dhunë, por vazhdoi një protestë e qetë. Ne kemi një kushtetutë që u heq deputetëve për ato që flet dhe voton në Kuvend.

Në rastin e portin që është një ligj hajdut, çdo deputet që e ka votuar nuk mban përgjegjësi. Ne kemi parë lajthitje në Kuvend. Penalisht, shprehja e dhunës dënohet në pak raste, vetëm kur bëjmë thirrje, por jo kur bëjmë dhunë verbale. Nuk kemi një ligj dhe nene të caktuar për këtë.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.