Berisha në FRPD për Ditën e Rinisë: Jeni trashëgimtarë të lëvizjes së '90
Kreu i Partisë Demokratike ishte pjesë sot e Forumit Rinor të PD-së në aktivitetin e organizuyar në Ditën Kombëtare të Rinisë, Kjo ishte dhe dalja e parë publike e Berishës pas sulmit ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit.
Në fjalën e tij Berisha iu drejtua të rinjve se janë trashëgimtarë të lëvizjes në vitet '90 që u përball me diktaturën komuniste.
"Sot mblidhemi në këtë kuvend pasi ju drejtuesit tuaj, anëtarët e PD-së u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj, në vizëvitalit të atij revolucioni që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD dhe Shqipërisë.
Ju jeni krenar pasi keni realizuar me sukses misionin e parë, jeni më të vendosur të fuqishëm e të motivuar në misionin e dytë me rëndësi në të ardhmen e Shqipërisë.
A do të mundeni ju sot të shpëtoni Shqipërinë e cila është sot vendi shoqëria me e adresuar, më viktimë, më e adresuar e mafies shqiptare, rajonale e botërore? Shtroj këtë pyetje por bindja ime e thellë ështës e ju keni të gjithë potencialin, energjinë forcën për të shpëtuar këtë vend e ta vendosur përsëri në rrugën e të ardhmes, të integrimit euroatlantik.
Asnjëherë mos harroni se jeni trashëgimtar të një lëvizjeje e cila me një guxim epik, në kufi të legjendës u përball në vitet '90 me diktaturën staliniste më të egër, cnjerëzore e barbare që Europa kishte njohur në histroinë e saj," tha ai.

