Berisha ngre në këmbë sallën, thirrje: Revolucion! Shqipëria shpëtohet me guximtarë që përballen me fundërrinat

Kreu i PD-së Sali Berisha bëri thirrje sot për revolucion përpara të rinjve të FRPD-së.

Kryefjala dhe shpëtimi i Shqipërisë tha si është vetëm revolucioni.

"Sot fjala dhe kryefjala e ditës është vetëm një: revolucion, revolucion, vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata.


Shqiperia shpëtohet me revolucion, me guximtarë e shpëtojnë ata që e duajnë, ata si ju që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, liritë e shqiptarëve, dinjitetin e shqiptarëve," tha Berisha.