Samiti i BE në Tiranë, Mustafa: Tregon se Shqipëria ka avancuar në diplomaci

Ragmi Mustafa Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se zhvillimi i samitit në Tiranë është një tregues se Shqipëria ka avancuar në diplomaci.

Sipas tij zgjedhja e Tiranës për të mbajtur samitin regon se “BE vlerëson qasjen e republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve për BE-në”.

Ragmi Mustafa: Besoj se ka qenë një ndër samitet më të rëndësishme. Tregon se Shqipëria ka avancuar shumë në diplomaci sa i përket marrëdhënieve me BE. Për herë të parë është zgjedhur pikërisht Tirana dhe kjo tregon se BE vlerëson qasjen e republikës së Shqipërisë dhe të qytetarëve për BE-në.

Osmani kërkoi nga udhëheqësit e BE që Kosovës ti liberalizohen vizat dhe tha se do të bëjë një kërkesë për statusin e vendit kandidat të këtij vendi në BE si e shikoni?

Ragmi Mustafa: Besoj se është e padrejtë qasja e BE me mosliberalizimin e vizave të Kosovës. Është nj çështje politike e brendshme e BE aq më tepër kur vendeve të rajonit u janë aprovuar ka aq viet vizat. Në ndryshim nga vende ski Serbia e cila vetëm delkarativishgt e ka bE në pasi akoma nuk po vepron në një linjë me BE si në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Shëipëri ai thotë se “duhet të jenë në nivelet më të larta”.

“Duke pasur këto dy vende të forta dhe shqiptarët e rajonit do të jenë më të fortë dhe mund të realizojnë aspiratat e tyre politike.”, tha ai.

Në samit nuk u fol për Open Balkan. A mund të themi se kjo ëndërr mbaroi?

Ragmi Mustafa: Unë besoj se procesi i Berlinit do të ngërthejë dhe çëshjten e Open Balkan. Por kjo nismë ende nuk ka të gjitha vendet brenda.  Pa u trajtuar vendet të barabarta kjo nismë nuk mund të vijojë. Procesi i Berlinit do të prevalojë dhe do të ngërthejë edhe qasje sa i përket Open Balkan.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.