Rama jo ofertës së Berishës: S`ka vendim mbi atë të gjykatave
KM mund te ndjehet mbi ligjin e mbi vendimet e gjykates deri ne qershor,po ne nuk ia njohim si te drejte kete abuzim flagrant me pushtetin. Ka qenë ky reagimi i menjëherëshëm i kryesocilaistit Edi Rama lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha gjatë bashkëbisedmit me gazetarët lidhur me votimin e ligjeve dhe cështjen e qarkut të Fierit.“Kush e beson se po ta donte vertet statusin e kandidatit per Shqiperine,KM do mbante peng qarkun e FR ne shkelje te vendimit te gjykates?!S'ka zgjidhje politike mbi vendimin e formes se prere te gjykates dhe per kete parim ne kemi pranuar edhe vendime skandaloze gjykatash...” theskon Rama në Twitter.Rama ka komentuar edhe deklarata e Berishës lidhur me ekonominë dhe faktin se vendi ynë nuk ra në recesion, ku justifikon konfirmimin e Kryeministrit, pasi sipas Ramës ne shpellen e thesarit te korrupsionit nuk ndjehet gjekundi recesioni qe po asfikson ekonomine.“Ne 100 vjet shqiptaret kane degjuar rrena nga SB me shume se nga te gjithe kryeministrat bashke!Meriton GINES per kilometrazhin e rrenave” përfundon Rama.Më herët Berisha i bëri thirrje të pranojë ofertën e tij për mbajtjen e një mocioni për këshilltarët e qarkut të Fierit dhe të votojë tre ligjet për statusin kandidat në seancën parlamentare të së enjtes.