Vdekja e 11-vjeçarit në QSUT, Tavo: Grup pune për të hetuar ngjarjen

Vdekja e 11 vjecari në QSUT në kohën kur ishte duke kryer ndërhyrjen estetike në sy, vuri në lëvizje autoritet shëndetësore. Nga shkodra Ministri i Shëndetësisë ,Vangjel Tavo, tha se Ministria ka ngritur menjëherë një grup pune për të hetuar mbi shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje tragjike.Ministri Tavo tha se ngjarja është e rëndë, por nuk do të qëndrojë pa u zbardhur dhe pa marrë penalitetet shkaktarët e kësaj tragjedie.Ministri Tavo ishte në spitalin e Shkodrës nga ku ka përuruar qëndrën e telemedicinës, nisëm kjo e përshëndetur edhe nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu.Qëndra e telemedicinës në Shkodër eshtë e 4-ta që hapet, ndërkohë që janë në punime edhe 8 qëndra të tjera. Telemedicina është një qëndër që u lejon mjekëve nga e gjithë bota të konsultohen me njëri- tjetrin përgjatë ndërhyrjeve te pacienti, sidomos gjatë komplikacioneve apo sëmundjeve të panjohura.