LSI: Politika të punojë për integrimin, të lërë mënjanë gjuhën e vjetër

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka apeluar sërish politikën shqiptare të bashkëpunojë për integrimin ndërsa i cilësoi si jo etike debatet e zhvilluara dje në sallën e Kuvendit.Në një konferencë për shtyp, Luan Rama theksoi se LSI-ja distancohet nga gjuha e përdorur në sallën e parlamentit.“Shpeh keqardhje dhe indinjatë për gjuhën e rëndë dhe për zhargonin vulgar të përdorur gjatë seancës së Kuvendit që dëshmon sërish se standarti i relektimit me përgjegjshmëri dhe në përputhje me frymën që kërkon procesi i integrimit lë shumë për të dëshiruar” tha Luan Rama.Ai ka theksuar se politika duhet të lërë mënjanë gjuhën e vjetër dhe të punojë për të përmbushur detyrat e lëna nga Bashkimi Europian por edhe nga SHBA-ja"Jemi në një moment historik jo vetëm se jemi në virgjilje të 100- vjetorit të pavarësisë por edhe prej detyrimit që lidhet me angazhimin e prioriteteve që ka Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit.  Politika duhet të lërë mënjanë gjuhën e vjetër dhe të shfaqet me përgjegjshmëri të plotë në përputhje edhe me mesazhet që vijnë nga BE-ja por edhe nga miqtë ndërkombëtarë që  presin nga Shqipëria, nga klasa politike sjellje dinjitoze në përputhje me interesat europiane të vendit” shtoi Rama.Sipas tij klasa politike duhet të gjejë pikat e takimit dhe t`i kontribuojë procesit të integrimit."I ftoj aktorët politikë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në sallën e Kuvendit të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë të mandatit që përfaqësojnë, të misionit të rëndësishëm dhe ti kontribuojnë krijimit të një klime politike dhe partneriteti larg zhargoneve, fyerjeve apo gjyhës që s`ka asgjë të përbashkët me standartet europiane" shtoi më tej Luan Rama.