Festivali i Filmit Shqiptar, mbërrin në Tiranë Remo Girone

Aktori i njohur italian, të cilin publiku shqiptar e njeh veçanërisht për rolin e tij të Tano Karidit në serialin "Oktapodi" ka shkelur në tokën shqiptare dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Vitoria është shfaqur për mediat i gatshëm për tu përgjigjur çdo pyetje.Remo Girone ka mbërritur në Tiranë si i ftuari i nderit në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të edicionit të 13-të të Festivalit të Filmit Shqiptar. Gjatë konferencës për shtyp ai u shpreh se roli i Tano Karidit edhe sot e kësaj dite e ndjek nga pas dhe se ky rol ishte një vulë suksesi në karrierën e tij artistike.Megjithëse Girone pranon se pas këtij roli ofertat nga regjisor ishin pikërisht për karaktere negative, por e cilëson se nën vetvete kishte edhe elemente pozitive. Krahas rrëfimit për angazhimet e shumta në kinema, ku së fundmi është duke xhiruar së bashku me bashkëshorten e tij një film në Kanada dhe një në Itali.