Vdekja e 11-vjeçarit, QSUT: Shkak hipertermia malinje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 11:47
Drejtoria e Qendrës Spitalore ka sqaruar ngjarjen ku një fëmijë 11 vjeçar humbi jetën gjatë operacionit.Sipas nëndrejtorit të QSUT-së Besim Boçi fëmija ka humbur jetën si pasojë e temperaturës së lartë ose siç njihet në gjuhën mjekësore hipertermi malinje e shkaktuar prej përbërësve të anestezisë.Numri dy i QSUT-së shpjegon se tek fëmijët me anomali të tilla temperatura e lartë është e njohur.Lidhur me këtë rast ka reaguar nga Shkodra dhe ka deklaruar se ka ngritur menjëherë një grup pune për të hetuar mbi shkaqet që shkaktuan humbjen e jetës së fëmijës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pavion ORL në spitalin "Nënë Tereza" ku i mituri, ka humbur jetën gjatë një operacioni estetik në sy.