Rama: Qeveria, politika anti-kombëtare për arsimin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverisë se ka ndjekur politika anti-kombëtare sa I përket arsimit.Në një takim me qytetarët e Tiranës, kryesocialisti Rama ka shpalosur programin e PS-së për arsimin ndërsa theksoi se ky sector ka nevojë për politika të reja."Qeveria shqiptare ka ndjekur politika antikombëtare për arsimin që janë thika pas shpine për këtë vend që duhet të jetë nesër i barabartë me vendet e tjera të BE-së. Sot arsimi ka nevojë për një politikë të re. Sot sfidat e mëdha të një krize globale, bota e mencur i njeh si sfida të rritjes së cilësisë dhe të natyrës së arsimimit.  Ne nga njëra anë e fshehim krizën dhe çështje e mbartura dhe plagë të vjetra të cilat i lëmë të majisen me bindjen e thjeshtë që pas meje të bëhet qameti” tha Rama.Kreu i PS-së theksoi gjithashtu se shkollat janë politizuar ndërsa mësuesit janë kthyer në shërbëtor të politikës ndërsa kërkoi krijimin e një strukture ku prindërit të jenë pjesë e vendimarrjeve në shkolla."Në programin e 4 viteve më parë e kemi nënvizuar që shkollat të hapin dyert për pjesëmarjen e prindërve në mbarëvajtjen e punëve të tyre.  Duhet të bëhet ndërtimi e një strukture të menaxhimit të shkollës, ku prindërit duhet të jenë bashkëpunues të mbarëvajtes së punëve në shkollë dhe ky bord i përbashkët duhet të diskutojë dhe të marrë vendime të përbashkëta dhe çdo prind duhet të informohet me shkrim në mënyrë sistematike për ecurinë e fëmijës së tij në shkollë” tha Rama.Ai shtoi se Partia Socialiste së bashku me sipërmarrjen do të vijojë të punojë për kualifikimin e krahut të punës.