Miratohet vendimi i qeverisë, ja si do të rigjenerohen vajrat e përdorura
Vaji përdorur i makinave do të riciklohet, duke ndikuar kështu në uljen e ndotjes së mjedisit. Ndotjet e shpehta të shkaktura në bregdet, në lumenj, si dhe në zonat që kanë në afërsi të tyre subjekte që prodhojnë ose konsumojnë vajra kanë detyruar qeverinë të nxjerrë vendim të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit.Tashmë gjithcka është e vendosur edhe me ligj në baze të cilit vaji i përdorur i automjeteve por edhe ato industriale do të trajtohen vetëm nga subjekte të pajisura me "licencën III.2.B, për transportimin, rikuperimin dhe/ose asgjësimin e vajrave të përdorur". Ky ligj gjithashtu detyron edhe ata persona të cilët e përdorin vajin në mënyrë vetjake.Sipas vendimit këta persona vajin e përdorur do ta depozitojnë në enë të veçanta dhe më pas do e dorëzojnë te subjekti që është pajisur me licencën përkatëse për riciklimin e tyre.Strukturat do të nisin monitorimin për vajrat e përdorur apo që derdhen në mjedis pa kriter. Në listën e vajrat që do të asgjesohen bëjnë pjesë të gjitha vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme, me bazë minerale a sintetike.Vajrat që do të rigjenerohen duhet që të mos përmbajnë mbetje të rrezikshme apo toksike .Asgjësimi i këtyre vajrave do të kryhet nga personat të cilët janë përgjegjës për grumbullimin, transportin, rigjenerimin, rikuperimin dhe asgjësimin vajrave të përdorur.Ndërkohë që lejimi dhe kontrolli me ligj do të krijojë mundësinë e ripërdorimit të vajrave.Ndërsa në vendim nënvizohet se do të lejohet riciklimi për ato vajra të përdorur të cilët nuk shërbejn më dhe janë një rrëzik për ndotjen e ambjentit. Çdo prodhues i vajrave do të detyrohet që të paguajë një tarifë shtesë, e cila do të shërbejë në strategjinë e riciklimit dhe rigjenerimit të vajrave në vend. E gjithë kjo bëhet në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, ku për asgjësimin e tyre do të kërkohet të përdoret teknologjia më e mirë.Të gjithë prodhuesit e vajrave përpara se të hedhin në treg për herë të parë mbi baza profesionale vajrat, duhet të pajisen me leje mjedisi sipas kategorise III, të trajtuar nëpërmjet Qendres Kombëtare të Liçencimit Ndërkaq vendimi parashikon edhe licencimin e prodhuesve të autorizuar, të cilët do të detyrohen me ligj të grumbullojnë të paktën 80% të vajrave që shesin.