Berisha apel Ramës para skadimit të afatit: Voto tre ligjet për statusin
Kryeministri, Sali Berisha doli sot para gazetarëve ku po flet për disa nga temat më të nxehta të aktualitetit. Votimi i tre ligjeve për statusin kandidat dhe kushtëzimi me cështjen e Fierit ka hapur këtë bashkëbisedim, ku Kryeministri i qëndroi fort ofertës së tij për mocion në këshillin e këtij qarku, ndërsa i bëri thirrje kryesocialistit Rama të votojë ligjet seancën e së enjtes, sepse në të kundërt do mbajë mbi supe përgjegjësinë e shekullit.“Jam i bindur se sytë e gjithë shqiptarëve janë të drejtuara në salllën e parlamentit të enjten që vjen nëse do votohen këto 3 ligje në mënyrë që rekomandimi i KE të marrë vlerën e plotë. Shfrytëzoj rastin të ftoj zotin. Rama të votojë këto tre ligje që janë përcaktuese për qëndrimin përfundimtar të KE për cështjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Shpresoj të votohen, do ishte një përgjegjësi e madhe para qytetarëve shqiptarë në këtë vit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë votimi kundër këtyre ligjeve. Unë kam bërë një ofertë e cila synon hapjen e rrugës dhe krijimin e mundësive për opozitën që të dalë nga orbita bllokuese ku është pozicionuar. Oferta për të votëbesuar secilin do të ishte zgjidhja më e ndershme , pretendimet se nuk ekzistojnë mundësitë e mocionit janë një mashtrim që PS bën ndaj qytetarëve shqiptarë. Neni 32 i qeverisjes vendore, i njeh këshillave të komunave dhe bashkisë, të drejtën për dhënien dhe heqjen e mandatit. Një mocion mund të ngrihet ndaj kujtdo, çdo forum i zgjedhur mbi tokë nuk ka të drejtën e mocionit. E gjithë kjo bëhet vetëm në interesin tuaj për të bllokuar integrimin e vendit. E siguroj zotin Rama se do të ushtrohet e drejta e mocionit, anëtarët e këshillit të mazhorancës do të paraqiten në cdo takim të kërkuar për mocion. Është absurde nëse ti mendon se mund të vendosësh dy standard, një në Bubullimë ku e fitove dhe një tjetër në Dremenas ku nuk e fiton dot, nuk është ky rregulli i qëndrimit ndaj ligjit. Ligjin duhet ta njohësh edhe kur produkti i tij është kundra teje. Nga shtatori deri këtë të enjte në parlament janë votuar 29 ligje dhe marrëveshje, 22 prej tyre me konsensus të dy palëve, si mund të justifikojë këtë bllokim zoti.Rama kur ka votuar 22 ligje. Në mënyrë ligjore të organizojmë mocionin, nëse ai kërkon të mbajë shumica që nuk i ka, kjo smund të ndodhë, ata dalin me votë të lire” tha ai.Numri një i qeverisë ka folur edhe lidhur me buxhetin për 2013, ku u shpreh se do të jetë buxheti më i madh në histori.“Sërish ky buxhet do jetë buxheti më i madh në historinë e këtij vendi dhe kjo është dëshmia më e qartë e përformancës ekonomike”- Kështu iu përgjigj kryeministri pyetjes së gazetarëve, ndërsa theksoi se edhe këtë vit rritja ekonomike do të jetë shumë e përafërt me parashikimin.Përsa i takon borxhit publik ai tha se: Vitin që vjen ne jemi zotuar të qëndrojmë në një borxh publik rreth 60% plus minus 2%. Këtij zotimi do i përmbahemi”- vijoi më tej Kryeministri.Lidhur me fajktin nëse do të përfshihen apo jo paratë e privatizimit të kompanisë Albetrol në buxhet, Kryeministri tha se do të jenë në mirësinë e qytetarëve.“Kurorëzimi me sukses i procesit detyron qeverinë që në përputhje me angazhimin e shpallur solemnisht, cdo dollar i privatizimit do të kthehet në mirësi për qytetarët. Do bëjmë gjithcka që të kthehet në një levë të rëndësishme të ndikimit direkt tek qytetarët. Asnjë lidhjue nuk ka me zgjedhjet” u shpreh ai.Ndërkaq Berisha ka premtuar gjithashtu se nuk do të ketë rritje të borxhit, do të bëhet gjithcka për ta mbajtur në nivelin 60%, + - 2%.“Jemi të zotuar të qëndrojmë në një borxh 60%, + - 2%, jam i bindur se duhen shmangur masat që cënojnë rritjen ekonomike. Ne do ti qëndrojmë taksave të ulëta dhe do bëjmë gjithcka të lehtësojme barrën fiskale” –deklaroi Kryeministri.Pyetjes së gazetarëve në lidhje me problematikën e fundit në lidhje me CEZ, Berisha është përgjigjur se çdo marrëdhënie mes qeverisë dhe CEZ është transparente."Cdo marrëdhënie mes qeverisë dhe CEZ është transparente. Në rastin e CEZ marrëdhënia është transparente. Analizat nuk janë vetëm të CEZ dhe qeverisë por edhe institucioneve ndërkombëtare. Gjithcka do të zhvillohet duke pasur parasysh ligjin. Humbjet sot janë më të mëdha. Jo se CEZ nuk ka bërë punë për menaxhim", u shpreh Berisha.I pyetur për zgjedhjet e 2013 kryeministri Berisha theksoi se fituesin e tyre e venddosin qytetarët. Duke bërë një paralelizëm me zgjedhjet e fundit në SHBA Berisha tha se këto zgjedhje u fituan nga Obama, që bëri ndryshimin dhe jo Romney që premtonte ndryshimin“Cili mund të besojë Ramën me premtimet që bën? Njerëzit paguan 1 milion lek për tabelën e dyqanit”- u shpreh ai.