Karta e studentit, Bashkia e Tiranës apel për aplikim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 16:35
Bashkia e Tiranës ka shpërndarë deri më tani rreth 2 mijë karta studenti,ndërkohë edhe 500 të tjera ndohet në zyrat e Bashkisë dhe i bëhet apel studentëve që ti tërheqin. Alma Marku, drejtoreshë e marrëdhënieve më publikun, theksoi se edhe gjatë kësaj fundjave sportelet do të jenë të hapura për aplikim dhe për të terhequr dokumentin.Ndërkohë gjatë mesit të javës së ardhëshme pritet të mbërrijë edhe pjesa tjetëre kartave të studentëve që kanë aplikuar. Ndërkohë nga bashkia Tiranë i bëhet thirrje studentëve për të aplikuar dhe dokumetet që duhet të paraqiten janë një dokumet identiteti dhe vërtetimi nga fakulteti qe ai është student.