Vlorë, makina përplas motoçikletën, 1 i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 14:00
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.Ngjarja e rëndë është shënuar pranë Zvërnecit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i kësaj të fundit.Mësohet se drejtuesi i automjetit i cili shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia është vënë në kërkim për kapjen e tij.Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.