Mbledhja e KLD, diskutohet për shpërndarjen e gjyqtarëve

Shpërndarja e re e gjyqtarëve nëpër gjykatat e shkallës së parë në vend ishte në fokus të punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas projektit të paraqitur nga ministri i drejtësisë Eduart Halimi parashikohet rritje e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Tiranës dhe ulje të numrit të tyre në disa prej gjykatave ku nuk ka numër të ulët të çëshjesh.Presidenti Nishani dhe Ministri Halimi e kanë cilësuar të rëndësishëm këtë proces si edhe atë të ngritjes së gjykatave administrative.Ndërsa inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka monitoruar punën e gjyqtarëve Sander Simoni, Etleva Deda, Luan Hasneziri dhe Gurali Brahimllari dhe KLD miratoi vlerësim pozitiv për këta gjyqtarë. Kreu i KLD-së e ka cilësuar hap pozitiv procedurën e vlerësimit të gjyqtarëve që i shërben karrierës së tyre, por në mënyrë të veçantë edhe sa i përket sistemit të drejtësisë.Në fillim të mbledhjes, kryetari i KLD-së Bujar Nishani kërkoi nga ky institucion që të vërë në dijeni Kuvendin për vendin vakant në KLD, pas zgjedhjes së ish-anëtares Lefterie Lleshi si kryetare e KQZ-së.