Zgjedhjet, Berisha: KiE të na dërgojë vëzhgues
Kryeministri Berisha ka kërkuar nga shtetet anëtare të KiE-së të dërgojnë vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri ndërsa premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira.“Viti i ardhshëm vit zgjedhor, duhet të shfrytëzoj rastin të ftoj KiE-në të na nderojë në dërgimin e vëzhguesve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, qeveria do bëjë gjithçka që të mbajë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Berisha, teksa mbajti një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit “Diversiteti në Europë” .Kryeministri Berisha ndër të tjera vlerësoi tolerancën shqiptare si shembull në bashkëjetesën e qetë.'Toleranca e shkëlqyer fetare është një trashëgimi pozitive që shqiptarët e kanë ruajtur edhe në kohëra shumë të vështira. 100 vite pavarësisht nga të gjitha format e regjimit, shteti shqiptar ka qënë dhe mbetet shtet laik dhe në këtë kontest mesazhi për miqtë dhe për të gjithë ata që kanë një vlerësim për tolerancën është se laicizimi i shtetit përbën një kusht themelor në mënyrë që besimet të mund të jeojnë në paqe dhe harmoni” tha Berisha.