Presidenca e KiE, Nishani: Shqipëria ka institucione të konsoliduara
Shqipëria dorëzon sot zyrtarisht presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës tek vendi pasardhës, Andora.Me këtë rast është zhvilluar në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: "Diversiteti në Evropë - një forcë për të ardhmen" që është edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.Në fjalën e tij, kreu i shtetit Bujar Nishani ka theksuar se Shqipëria ka përmbushur me sukses drejtimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.“Ne e morën presidencën e radhës nga demokracia më e vjetër evropiane, Britania e Madhe, kjo e shton edhe më shumë përgjegjësinë tonë, por besoj se kemi ofruar një kontribut të vyer në veprimtarinë e organizatës për realizimin e objektivave dhe prioriteteve themelore dhe garantimin e reformave të saj nëpërmjet një axhende të ngjeshur e të pasur në tematikë, Shqipëria pati mundësi të tregojë në praktikë se institucionet e saj janë të konsoliduara dhe treguan se zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur me sukses një mandat drejtues të një organizate shumëpalëshe si presidenca e KiE” tha Nishani.Ai ka theksuar se Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj në paqen e stabilitetin e rajonit dhe ruajtjen vijimin e dialogut si mjet për forcimin e bashkëpunimit.“Ne kemi realisht se çfarë të ofrojmë”-ka thene Nishani, duke falenderuar institucionet e KiE per mbështetjen që i dhanë vendit tonë gjatë presidencës.Sipas tij, KiE ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nga ana tjetër presidenca shqiptare na dha mundësinë e madhe për të dhënë kontributin tonë, duke cuar përpara arritjet e kryesive paraardhëse dhe duke kontribuar me vlerat më të mira të vendit tonë.Gjithashtu kreu i shtetit ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. “Në kushtet aktuale të një statusi neutral për çështjen e Kosovës, të gjiha vendet duhet të mbështesin një prezencë më të madhe në Kosovë” tha Nishani.Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.