Niveli alarmant i ndotjes në Elbasan, banorët paralajmërojnë protesta
Ndotja në Elbasan arrin në nivele ekstreme dhe kjo ka nxitur edhe reagimin e ashpër të komunës së Bradasheshit. Kryetari i komunes Bradashesh, Sabri Sallaku, ka kerkuar marrjen e masave te menjehershme nga subjektet industriale per te minimizuar shpërndarjen në ajër të substancave të dëmshme për shëndetin, në të kundërt do të nxjerrë në protestë banorët dhe në rast se nuk ka reagime, do ti drejtohet instiucioneve ndërkombëtare për këtë katastrofë që dikon mbi të gjitha në shëndetin e njerëzve.Nga matjet e bera ne muajin tetor rezulton se niveli i pluhurave respiratore eshte 20% me i larte se norma e lejuar. Nisur nga gjendja prefekti Deliallisi ka mbedhur ne nje takim drejtuesit e kompanive industriale qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne ish kombinatin Metalurgjik, Drejtorine Rajonale te Mjedisit dhe Komunen e Bradasheshit si me e prekura nga kjo situate.Nga agjencia Rajonale e Mjedisit ne qarkun e Elbasanit eshte theksuar se do te ndermerren masa te ashpra deri ne mbylljen e aktiviteve per ato kompani industriale qe nuk do te investojne per minimizimin e ndotjes. Keshtu sipas tij eshte pezulluar puna ne uzinen e petezimit, pasi ketu perdorej lenda djegese solar, qe eshte shume e demshme per shendetin.