Vdekja e 11-vjeçarit, Shehu: Shkak një ndërlikim anestezik
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së vogëlushit 11-vjeçar gjatë një ndërhyrje në sy.Tritan Shehu ka sqaruar se vdekja e 11-vjeçarit ka ndodhur si pasojë e një ndërlikimi anestezik mjaft të rëndë."Jam sot para jush si profesor anestezist i reanimacionit. Në radhë të parë shpreh hidhërimin tim për këtë humbje dhe ti transmetoj familjarëve ngushëllimet e mia. Kemi të bëjmë me një ndërlikim anestezik dhe unë kam marrë kontakte me kolegët e mi që ishin prezent në intervent dhe kemi arritur në një konkluzion paraprak se kemi të bëjmë me një ndërlikim mjaft të rëndë, ndërlikim që është i rrallë dhe njihet me hipertermia malinje. Hipertermia malinje është vështirë të parashikohet se kur ndodh ka një mortalitet të lartë” tha ShehuSipas tij edhe pse u morën masat për të shpëtuar vogëlushin kjo nuk u bë e mundur pasi hipertermia malinje u manifestua me një agresivitet të lartë."Edhe pse ekipi ishte shumë i specializuar dhe me një teknologji mjaft moderne mori masat dhe u bënë përpjekjet për ta shpëtuar këtë djalë nuk u arrit të dominohet ashtu siç ndodhë edhe në rastet e tjera si kjo” shtoi Shehu.Ai ka theksuar më tej se shkaqet përfundimtare të vdekjes së vogëlushit do të jepen pasi të dalin edhe konkluzionet e autopsisë.