Greqi, arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu

Policia greke sekuestron 418 kg drogë dhe një arsenal armësh që vinte nga Shqipëria ndërsa ka arrestuar edhe një të  arratisur nga burgu.Pas informacioneve për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria, policia greke ka kontrolluar një banesë në Athinë ku ka arritur të arrestoj edhe një 29-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Sipas policisë greke shqiptari figuronte i arratisur nga burgu i Larisës në vitin 2010 dhe  ishte dënuar si pjesëtar i një organizate trafiku  droge nga Shqipëria.Mësohet gjithashtu se policia greke ka sekuestruar 2 pistoleta, 3 granata, 933 fishekë pistolete dhe kallashnikovi, fitila zjarrpërcjellës,peshore, kartë false homogjeni, 3 celularë dhe 870 euro.