“Kur do të anëtarësohemi në BE?" Rama: Kemi bërë përparime, por duhen plotësuar kushtet
Nga konferenca me Ursula von der Leyen dhe me Charles Michel, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka përparuar në mënyrë të jashtëzakonshme në raport me integrimin.
Ai tha se duhen instrumente për anëtarësimin dhe duhen forcuar institucionet e vendit tonë, duke shtuar se duhen plotësuar edhe kushtet.
Rama: Ecuria dhe përparimi që ehte bërë sidomos në periudhën e fundit, edhe për shkak të luftës si përshpejtues është i jashtëzakonshëm. Ishim në Bruksel pak kohë më parë dhe patëm një diskutim, por është diçka krejt ndryshe. Kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyra tona të shtëpisë. Nuk kam ndryshuar mendim kur kisha debate me udhëheqësit evropianë, na duhet të kemi instrumentet e anëtarësimit për tu forcuar nga ana e institucioneve dhe për të arritur në nivelin e BE-së.
Nuk është anëtarësimi, por ai sapo ka nisur. Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, nuk ka të bëjë me marrjen me vrap. BE po krijon mekanizma mbështetjeje pa pritur që ne të jemi anëtarë të BE-së. Ne jemi besnikë të BE-së edhe ku BE-ja të zhdukjet.



