PD: Rama, Çuçi dhe Veliu organizuan goditjen e Berishës, nuk e falim këtë akt që cenin paqen politike

Një deklaratë Partia Demokratike e Shqipërisë bën me dije se goditja ndaj Berishës, ishte  për të dështuar protestën dhe trembur Berishën dhe opozitën.

Aty thuhet se bandat e Ramës, në qeveri dhe në rrugë, organizuan me Çuçin e Edit një akt kriminal prej frikacaku goditjen Sali Berishës.

PD e dënon me forcë goditjen, akt i cili, sipas PD-së, dëshmoi para botës fytyrën e vërtetë të rrëgjimit të Edi Ramës.

PD thotë se ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend, dhe për këtë Edi Rama, ministri i tij i familjes Çuçi do të mbajnë të gjitha përgjegjësitë.

PD: Gjuha e ngarkuar me dhunë e ministrit të Brendshëm, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dhe kryeministrit Rama, paraprinë goditjen sot të shefit të opozitës shqiptare, si përpjekje ekstreme për të dështuar protestën e popullit opozitar. Asnjëherë më pare, që nga diktatura e Enver Hoxhës, një lider i opozitës nuk është goditur verbalisht kaq egër, dhe më pas porositur edhe sulm fizik ndaj tij.


Për të kryer aktin e shëmtuar kriminal Rama & Çuçi, u zgjodh Gerti Shehu, agjent i Policisë kriminale, person problematik, me lidhje më të majtën, i cili ishte porositur të deklaronte se, me aktin e tij nuk po zbatonte porosinë e Ramës dhe Çuçit, por të një vëllau musliman, për t’i dhënë karakter islamik, si varianti më i besueshëm për audiencën ndërkombëtare.

Çdo përpjekje për ta trembur Sali Berishën, për ta trysnuara opozitën, mbështetësit e saj dhe njerëzit e lirë, është një përllogaritje e mjerë e atyre që mendojnë se milionat e vjedhur shqiptarëve, dhe dhuna verbale dhe fizike do t’u mbyllin gojën. Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit. Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cenim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet.