Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina: Krenari, Tirana është bërë kryeqyteti i politikës europiane

Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina në një prononcim për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj ka folur rreth samitit që zhvillohet sot në Tiranë.

Suela Janina  u shpreh se dita e sotme është ditë krenarie.

Suela Janina: Është krenari kur shikon që kryeqyteti i Shqipërisë është bërë kryeqyteti i politikës europiane ku mblidhen të gjitha liderat e BE. Është një mesazh i fuqishëm, është inkurajim për rrugën që duhet të ndjekim drejt BE.  

Marrëveshja për tarifat roming si e vlerësoni?

Suela Janina: Është vërtet një arritje konkrete për qytetarët shqiptarë dhe të të gjithë rajonit. Sa më afër BE të shkojmë aq më afër do të jenë dhe përfitimet.