Samiti i BE-së/ Von del Leyen: 1 miliard euro mbështetje për energjinë për Ballkani Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e mbajtur në Tiranë tha se mbështetja e BE për rajonin do të jetë e madhe.

Ursula von der Leyen thotë se do të ketë 1 miliard euro pë rajonin e Ballkanit Perëndimor që do të jetë në dy forma.

Von del Leyen: Ky është një samit partneriteti me biseda të thella të qarta e të sinqerta. Ne folëm për disa tema, një temë madhore është se dëshirojmë të përballemi me këtë luftë të tmerrshme që ka nisur Rusia në Ukrainë si dhe për një nga pasojat e saj që është energjia.

Ne përballemi me këtë sfidë dhe në Ballkanin Perëndimor ndaj është e rëndësishme të japim zgjidhje të njëjta pasi paketa prej 1 miliard euro për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë, 500 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë ndërsa gjysma e dytë është mbështetje për infrastrukturën.

Presidentja e Kosovës zbuloi dhe detaje të paketës financiare.

500 milionë do të jetë ndihmë buxhetore që do të ndahet përmes shteteve veç e veç. Ndërsa 500 milionë do të jenë në aplikime në projekte kryesisht për energjinë e rinovueshme.

“Por aplikimi në projekte është herët sepse ende nuk ka vendim final se cilat projekte dhe cilat vende të BE-së do të përzgjidhen në fund por duhet të jenë projekte të përgatitura mirë dhe të fokusohen në energjinë e ripërtitshme” tha presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë konferencës për shtyp nënvizoi dhe nevojën që mbështetja e BE-së të kalojë përtej ndihmës që do jepet për të  përballuar këtë dimër.

Vjosa Osmani: “Është ndihmë shumë e rëndësishme nga BE drejtuar Kosovës dhe shteteve por kemi nevojë sa më shumë përkushtim jo vetëm për të kaluar këtë dimër por dhe për të forcuar institucinet të cilat nuk do të mund të dridhen nga të gjitha sfidat që po krijohen nga Rusia e agresioni rus. Energjia nuk është sfida e vetme por dhe inflacioni”