Rama: Samiti në Shqipëri një shenjë për rolin stabilizues që kemi në rajon, BE është këtu për ne
Nga konferenca me Ursula von der Leyen dhe me Charles Michel, kryeministri Rama u shpreh se Këshilli i Evropës është një avokat i rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se kjo është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, dhe një gjë e tillë po ndodh në Shqipëri.
Ai shtoi se BE ehte aty për Ballkanin Perëndimor dhe se ardhja në shqipërim ishte si një shenjë vetëdijesimi për vlerësimin ndaj vendin tonë.
Rama: Nuk kemi pasur kurrë, president këshilli apo rajoni që kanë qenë kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit, për tu siguruar që procesi të mos vdesë në agoni. Do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti, është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE për të mbajtur një samit, kjo ndodh në Shqipëri. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme, si shenjë vetëdijesimi, si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon. Si faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit.
Dua të besoj se është momenti që të gjithë njerëzit në rajon, tu përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, këtu për ju. Jo se jemi naiv, po se vijmë nga një ferr i vërtetë, vijmë nga ferri i izolimit, i pamundësisë për tu lidhur me Evropën. Patëm momentet tona, por kurrë nuk hoqëm dorë.
