Nikolla ndryshe nga Rama njeh vetëm deputetin Berisha: Dënoj dhunën, autorët të marrin dënimin e merituar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 16:08
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediat thuhet se "kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit, organizator i protestës së sotme në Tiranë".
“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

