Berisha: E kishte gati shkresën mjekësore Fuga, goditja e planifikuar nga Rama, Çuçi dhe Veliu
Në një dalje nga selia blu pas sulmit me grusht nga një person në protestën e Berishës, kreu demokrat u shpreh se personi ishte agjent i policisë kriminale.
Ai tha se fakti që vërtetimi mjekësor doli aq shpejt është një tregues se zyra e Fugës e ka shpërndarë pasi e kishte gati
Berisha: Fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, tregon se gjithçka ishte përgatitur. Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për gazetarët tregon se ishte e planifikuar. Në fakt vërtetimi mjekësor thotë se mund të përdoret kudo. Ai që e lexon këtë thotë se mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë u paraqit në klinikë.
Qeveria e kishte bërë gati për të mashtrua dhe të për justifikuar aktin kriminal me porosi të Edi Ramës. Ky i sëmuri i Ramës ka marrë rinovim patenta në 2022, po si i sëmurë nuk mund të merrte patentë. Ky është një akt i planifikuar nga Rama, Çuçi dhe Ardi Veliu. Ai është me origjinë nga Tepelena dhe i ka shërbyer policisë kriminale. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vllau mysliman, por bëhet fjalë për vallun pa fe, Edi Ramës dhe Çuçit.

