Berisha: Vërtetim mjekësor për agresorin tim informal, lëshohet për të infiltruarit kur kapen
Nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është organizatori real i sulmit ndaj tij ditën e sotme në protestë.
Ai tha se shkresë për gjendjen e tij mjekësore lëshohet nga prokuroria për të infiltruarit e policisë kur ata mund të arrestohen në flagrancë.
Berisha: Vërtetim mjekësor si ai që lexuar ju në atë format, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit. Këtë e kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë.
Tjetër, ka marrë rinovimin e patentës dhe këtu i kam fotot, gjë e cila si i sëmurë mendorë nuk mund ta merrte kurrë. E gjitha kjo tregon se Edi Rama e kreu këtë akt prej frikacaku të turpshëm, e kreu me një agjent të policisë kriminale dhe për këtë sigurisht që ai do të ketë e veta. Do të marrë përgjigje. Këto janë dokumente pa datë, tamam të atillë që u nxirret, liroje se është i tillë, kaq.

