Topalli: Agresioni ndaj Berishës politik, një nga momentet më të errëta në historinë e pluralizmit

Koordinatorja e PD për qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli sulmin ndaj Berishës në protestën e ditës së sotme e konsideron si një aggression të qartë politik.

Topalli thotë se ky është një nga momentet më të errëta në historinë 30 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook u shpresh se "Opozita e di kush është frumëzuesi".

Postimi i plotë:

Agresioni ndaj Kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një protestë kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të errëta në historinë 30 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Ky agresion është vetëm politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.

Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit për emrin e Partisë Dëmokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit të PD për 10 vite; kjo vjen pasi disa deputetë pseudo opozitar përpiqen në çdo formë të dëmtojnë misionin e shenjtë të opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit të opozitës është pa burrni.

Agresioni ndaj kryetarit të opozitës në protestë është thelbi i kulturës të dhunës dhe i mos pranimit të misionit opozitar!

Lironi agresion.

Opozita e din kush është frumëzuesi.