Blushi për sulmin ndaj Berishës: Skenarë ogurzinj të Edi Ramës, akti kriminal dhe burracak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 15:06
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme.
Blushi thotë se akti ndaj Berishës është një “Akti kriminal dhe burracak”.
“Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës.
Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!”, shkruan Blushi në rrjetin e tij social Facebook.
