Protesta, Berisha: Qytetarët ishin gati të shkonin para kryeministrisë, i frenova unë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se pse nuk e bëri protestën para kryeministrisë siç deklaronte.

 “Ndërtesën e kryeministrisë nuk e planifikuam për dy arsye. Nëse ne do të deklaronim mund të organizonte ndonjë pritje e ne nuk donim që në prani të liderëve të tjerë të bënim asnjë lloj kërcënimi. Është e vërtetë që në çdo samit ka një zonë të izoluar dhe në atë zonë askush nuk mund të shkelë. Rama futi kryeministrinë në atë zonë në një akt frikacaku.

Protesta u bë në fillim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” por jo përpara godinës së kryeministrisë.

“Deklaruam që do e bëjmë në bulevard protestën e bëmë aty por nuk gjykuam ti dhuronim atij një dhuratë. Qytetarët ishin të gatshëm, ata janë të pakënaqur me mua që i frenoj por unë.”